Kulla e fshatit Shqiponjë simbol i luftës heroike të UÇK-së

Në fshatin Shqiponjë të komunës së Gjakovës ku u zhvilluan betejat më të mëdha të UÇK-së kundër ushtrisë serbe, është krijuar edhe kompleksi memorial i dëshmorëve dhe heronjëve të rënë.

Ky kompleks bartë në vete historinë më të lavdishme të luftës së pastër të UÇK-së.  Bashkëluftëtarët që i mbijetuan kësaj lufte me ndihmën e familiarëve të dëshmorëve dhe bashkëfshatarëve ngritën këtë kullë brenda kompleksit e cila do të qëndroj si dëshmi e qëndresës dhe simbol i rezistencës së ushtarëve të UÇK-së kundër agresionit serb. Kjo kullë mision do të ketë mbamendjen e gjithë të rënëve për liri.

Në vitin 2001 ka filluar ndërtimi i kësaj kulle, dhe nuk ka qenë i lehtë pasi fshatarët e kësaj ane, gurët janë detyruar ti marrin në një anë larg nga fshati Shqiponjë.

Ky kompleks mund të quhet njëra nga komplekset më të mëdha në Kosovë i cili është i rrethuar me gurë  dhe përbën një sipërfaqe prej 500 metra katrorë. Detaj i veçantë është edhe një tanke e ushtrisë serbe, të cilin banorët thonë se nuk e kanë terhequr nga vendi sepse do të qëndroj aty si dëshmi e qëndresës së UÇK-së. Në afërsi të kullës është duke u ndërtuar edhe një amfiteatër.

Read Previous

Sllovakia dërgon sistemin mbrojtës sovjetik në Ukrainë, do të marrë në këmbim një amerikan

Read Next

​Parashikimi i motit