Kryeministri Kurti udhëton për në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Greqisë.

Kurti pritet të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?””, thuhet në njoftim.

Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale. /Telegrafi/

Read Previous

U zunë në pritë nga persona të armatosur, të paktën 11 policë të vrarë

Read Next

Policia ndalon një person, kishte hyrë ilegalisht nga Serbia