Kryeministri Kurti përkujton katër dëshmorët e familjes Lleshi nga fshati Vraniq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar katër dëshmorët e familjes Lleshi nga fshati Vraniq i Gjakovës.

Postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit. I përkujtuam me nderim e krenari në 24 vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla.

Para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë. Agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike.

Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar!

Read Previous

​Para 6 vitesh Majlinda bëri historinë dhe fitoi të artën në Olimpiadë

Read Next

Sot dita pa makina në Shqipëri, këto janë akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve