Kryeministri Kurti arrin në Bruksel, nis takimet me udhëheqësit evropianë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kreu i ekzekutivit kosovar do të takohet me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

Takime të tilla pritet të zhvillojë ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Ndërsa, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosov-Serbi, Miroslav Lajçak para fillimit të takimeve ka thënë se nuk negociojnë në mënyren “merre ose lëre”. /Telegrafi/

Read Previous

Tensione në Kuvendin e Kosovës për fillimin e seancës së jashtëzakonshme

Read Next

Reuten: Sa herë jemi afër përparimit Serbia bën diçka për ta destabilizuar situatën