Kryeministri i Australisë: Pushtimi i plotë i Ukrainës ka gjasa të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme

Scott Morrison has called an emergency meeting of Australia’s peak decision-making body for national security, with sanctions against Russia likely to be outlined.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison mbrëmë e hapi fjalimin e tij duke i bërë jehonë deklaratave të SHBA-së se “pushtimi i Ukrainës në fakt ka filluar tashmë”. Ai dënoi ashpër veprimin e “paprovokuar” dhe “të papranueshëm”.

Morrison tha gjithashtu se Rusia ishte “në gatishmërinë maksimale për të përfunduar tani një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Madje tashmë ka raporte për bombardime dhe gjëra të asaj natyre që mund të tregojnë se ajo tashmë ka filluar”.

Ai shtoi se demokracitë liberale duhet të qëndrojnë së bashku për të kundërshtuar shtetet autoritare “që kërkojnë të kenë rrugën e tyre”, raporton BBC.

/GazetaSinjali/

Read Previous

OBSH: Ulje e ndjeshme e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19

Read Next

Arrestimi i fajdexhinjve pritet të zbulojë se kush i bëri presion 36-vjeçarit nga Peja që u vetëvra