KRU “Gjakova” njofton se janë paraqitur turbullira në furnizimin me ujë të pijes në zonën e Rekës së Keqe

Pas monitorimit dhe mostrave të mara sot në teren në zonën e furnizimit Reka e Keqe, është konstatuar se turbullira e ujit në këtë zonë është paksa e ngritur si pasojë e reshjeve të vazhdueshme dhe uji nuk lejohet për konsum.

Turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës.

Andaj ju sugjerojmë konsumatorëve të zonës-Reka e Keqe që ujin ta përdorin vetëm për pastrim, deri në lajmërimin tjetër nga KRU “Gjakova”.

Read Previous

Dulatahu-Skivjani: “Furnizimi me ngrohje nuk është ndalur, mund të ketë pasur probleme teknike”

Read Next

​Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë sot takohen në Bruksel