Kremlini: Bisedimet e paqes nuk ka gjasa të rifillojnë pas kapitullimit të Mariupolit

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur dhe me shumë gjasa nuk do të rifillojnë pas “kapitullimit” të ushtrisë ukrainase nga fabrika e çelikut Azovstal, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan BBC.

“Negociatat nuk po përparojnë. Ne po shohim një mungesë të plotë dëshire midis negociatorëve ukrainas për të vazhduar këtë proces,” sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ai tha se nuk kishte asnjë dyshim që luftëtarët që u larguan nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit ishin dorëzuar, duke thënë se ushtarët që u strehuan në territorin e Azovstal, hodhën armët dhe u dorëzohen”,  sipas Interfax.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se luftëtarët mund të shkëmbehen me të burgosur rusë, por asnjë detaj i ndonjë marrëveshjeje mes dy palëve nuk është bërë publike. Luftëtarët janë dërguar në zonat e kontrolluara nga Rusia në Ukrainën lindore.

/abcnews.al

Read Previous

Vajza e Hysni Gucatit: Brenda 15 ditësh pritet ankesa ndaj vendimit të Speciales

Read Next

Ish-drejtori dyshohet se dhunoi nxënësin në Gjakovë, të miturit i shkaktoi lëndime trupore