Krahas dekanëve, UP-ja zgjodhi edhe anëtarët e senatit në 14 fakultete

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme.

Krahas dekanëve, këshillat e fakulteteve kanë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do të përfaqësojnë secilën njësi akademike.

Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë:

  1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Florina Jerliu
  2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Adem Rusinovci. ⁠
  3. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë: Prof. Imer Haziri
  4. ⁠Fakulteti i Edukimit: Prof. Eda Vula
  5. ⁠Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit: Prof. Bujar Turjaka
  6. Fakulteti Ekonomik: Prof. Liridon Veliu
  7. Fakulteti i Filologjisë: Prof. Shpetim Elezi
  8. Fakulteti Filozofik: Prof. Sejdi Rexhepi
  9. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike: Prof. Valdete Rexhëbeqaj-Hamiti
  10. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike: Prof. Rexhep Selimaj
  11. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit: Prof. Figene Ahmedi
  12. Fakulteti Juridik: Prof. Iliriana Islami
  13. Fakulteti i Mjekësisë: Prof. Kreshnike Dedushi-Hoti
  14. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore: Prof. Fisnik Aliaj

Mandati i senatorëve të rinj fillon më 1 tetor 2024, në fillim të vitit të ri akademik.

“Universiteti uron senatorët për zgjedhjen dhe u dëshiron sukses në përmbushjen e mandatit të tyre”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Barcelona do të ndërmarrë veprime ligjore për golin fantazmë në “El Clasico”

Read Next

Kosova kërkoi heqjen e masave, vjen përgjigja nga BE