Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Si jo rrallëherë, shumë vozitës ngatrrojnë korsinë në autostrada dhe kjo shpesh kushton me jetë.
Një kosovarë raportohet se dje në orët e para të mëngjesit hyri në korsinë e kundërt të autostradës në Austri, duke bllokuar për disa orë kalimin e autostradës, njofton albinfo.ch.
Lidhur me këtë rast, ai pritet të dënohet nga autoritete austriake për mos njohjen (ngatërrimin) e rregullave të komunikacionit.
Ngjarja ka ndodhur në Tauernautobahn, segmenti i autostradës A10 në drejtim të Salzburgut, ku për disa orë është mbyllur autostrada, informon albinfo.at.
Në raportin e policisë austriake thuhet se shoferi kosovar ishte i moshës 47-vjeç, ku po udhëtonte me gruan dhe djalin e tij.
Thuhet se ai ishte nisur nga zona e shërbimit të autostradës Golling, në autostradën Tauern në drejtim të Villach.
Mediat austriake shkruajnë se fatmirësisht nuk ka pasur asnjë aksident.
Po ashtu, analiza e konsumimit të alkoolit rezultoi negative.
Theksohet se Tauernautobahn u mbyll në drejtim të Salzburgut midis orës 2:34 të mëngjesit dhe 3:11 të mëngjesit./Alsat.mk/