Kosova dhe EASA forcojnë bashkëpunimin në fushën e aviacionit

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AAC) sot organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjevesë Punës ndërmjet Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) dhe Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.

Marrëveshjet janë nënshkruar më 3 gusht 2026 nga Drejtori Ekzekutiv i EASA-s, ndërsa ceremonia e 14 gushtit organizohet me rastin e nënshkrimit të saj nga pala kosovare, përkatësisht Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës.

“Marrëveshjet e Punës paraqesin një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe EASA-s dhe në integrimin e mëtejshëm të sistemit të aviacionit civil të Kosovës në mekanizmat evropianë të sigurisë së aviacionit. Në veçanti,nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve përbën një hap të rëndësishëm për sektorin e aviacionit civil në Kosovë”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës.

Ajo do t’i mundësojë AAC-së qasje në bazën evropiane të të dhënave për sigurinë e aviacionit, do të krijojë kornizën e nevojshme ligjore për auditimet e performancës së AAC-së nga EASA, si dhe do të forcojë bashkëpunimin me EASA në zbatimin e Marrëveshjes HPEA.

“Marrëveshja gjithashtu krijon mundësi më të mëdha për bashkëpunim teknik, shkëmbim të ekspertizës dhe ngritje të kapaciteteve profesionale dhe institucionale të AAC-së. Të gjitha AAC-të e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nënshkruese të Marrëveshjes HPEA kanë nënshkruar Marrëveshje pune me EASA-n”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës. /RTKLive

Read Previous

La Liga fillon e para prej top-kampionateve, por pa Barçën e Real Madridin

Read Next

Kriza e ujit në Bashkimin Evropian, si mund ta zgjidhë këtë problem inteligjenca artificiale?