Koreja e Jugut kombinon vaksinat

Vendimi vjen pas vonesave nga programi COVAX, vendi synon imunitetin e tufës para Nëntorit

Rreth 760,000 koreanë të Jugut që kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID-19 të AstraZeneca do tu ofrohet vaksina e Pfizes si dozë e dytë. Kjo për shkak të vonesave të dërgesave nga skema globale e ndarjes së vaksinave COVAX.

Disa vende, përfshirë Kanadanë dhe Spanjën, kanë aprovuar tashmë një përzierje të tillë dozash për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjeve të rralla dhe potencialisht fatale të gjakut të lidhura me vaksinën AstraZeneca.  Një studim spanjoll zbuloi se dhënia e një doze të Pfizer për njerëzit që tashmë kanë marrë vaksinën AstraZeneca është shumë e sigurt dhe efektive. 

Rreth 835,000 doza të vaksinës së AstraZeneca nga COVAX ishte planifikuar të mbërrinin në fund të Qershorit, të cilën Koreja e Jugut do t’i përdorte kryesisht si një dozë e dytë për rreth 760,000 punonjës të shëndetit që kishin marrë dozën e tyre të parë në Prill.

Mbi 27% popullsisë së tij janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës koronavirus.  Vendi është në rrugën e duhur për të përmbushur një objektiv prej 70% deri në Shtator dhe për të arritur imunitetin e tufës para Nëntorit.

Qeveria pret të marrë 80 milion doza të vaksinave COVID-19 në tremujorin e tretë, duke përfshirë 10 milion në Korrik. Ato janë nga AstraZeneca, Pfizer, Johnson & Johnson dhe Moderna./KlanNews

Read Previous

​Kroacia barazon rezultatin ndaj Çekisë

Read Next

Njihuni me makinën që spiunon