Konjufca: Zemrat tona janë me familjet e viktimave pas tërmetit në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar për përmasat tragjike të tërmetit që ka goditur Turqinë.

Konjufca i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit turk.

“Në këto çaste të vështira e tronditëse, zemrat tona të thyera janë me familjet e viktimave të termetit dhe lutemi për shërimin e të lënduarve. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin popullit turk, Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe Presidentit të saj, Mustafa Şentop”, tha ai Konjufca.

Të paktën 284 njerëz kanë vdekur dhe 2,323 të tjerë janë lënduar në 10 provinca pas një tërmeti të fortë që ka goditur sot në mëngjes Turqinë jugore. Zëvendëspresidenti Fuat Oktay ka bërë të ditur se 1710 ndërtesa janë shembur si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka bërë të ditur se Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet.

Read Previous

Sërish tërmet në Turqi, dy goditje brenda disa minutave

Read Next

Rusia: Kemi biseduar me SHBA-në për traktatin e armëve bërthamore