Konjufca: Serbia armiqësore, Shqipëria të jetë në një kornizë me ne

“Ne duam që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize sa i përket gjykimit për Serbinë. Kosova nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat”.

Kështu është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në deklaratën për shtyp pas takimit me homologen Lindita Nikolla.

Ai tha se Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës.

“Në jemi dy shtete, por jemi popull me një interes të përbashkët. Edhe zyrtarët politikë të Kosovës dhe Shqipërisë vazhdimisht kanë vepruar me këtë vetëdije kombëtare. Natyrisht që arritjet dhe bashkëpunimi është i thellë, por edhe sfidat janë serioze. Pas shkurtit bota është më e pasigurt”.

Konjufca theksoi se ata janë për paqe, “por nuk do të lëshojën pe”.

“Serbia e Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm mjetet prej kohës së Millosheviçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që Serbia është shumë armiqësore ndaj Kosovës. Mohon pavarësisë dhe së fundmi e patë sesi presidenti nuk heziton fare edhe për ta sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës”.

Gjithashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës falënderoi Shqipërinë për mbështetjen për çështje me rëndësi si liberalizmi i vizave.

Konjufca tha se fundi i vitit do t’i gjejë shqiptarët e Kosovës me viza të liberalizuara.

“Dua t’ju falënderoj për këtë mikpritje të ngrohtë. Kontributi dhe ndihma juaj janë për tu çmuar. Në çdo rast që ju jepet edhe në takime të niveleve të rëndësishme e ngrini vazhdimisht çështjen e Kosovës, duke i qëndruar siç keni qenë gjithnjë afër”. /Albanianpost.com

Read Previous

Sindikata e RTK-së kërkon nga Kuvendi t’ia kthejë 2.1 milionë euro

Read Next

Interesim i lartë i studentëve për degët e mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë