Komuna e Gjakovës reagon lidhur me rastin e prerjes së drunjëve

Komuna e Gjakovës ka reaguar lidhur me rastin e prerjes së drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Komuna shprehet e shqetësuar dhe e indinjuar me këtë rast.

Reagimi i plotë:

Komuna e Gjakovës është e shqetësuar dhe e indinjuar me prerjen e drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Rasti tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe prokuroria dhe presim që këto organe ta sqarojnë situatën deri në fund.Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.

Dëmtimi i gjelbërimit dhe pronës publike është dëm i madh që i shkaktohet komunës dhe qytetarëve të komunës së Gjakovës. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kurdo që vërejnë veprime të tilla përpos postimit në rrjete sociale, menjëherë ta lajmërojnë Policinë dhe Inspektoriatin komunal.

Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste“, thuhet në reagimin e komunës së Gjakovës./tvsyrivision/

Read Previous

Rama: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, thelbësor për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes

Read Next

Shqipëria 15 vjet në NATO, Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire