Komuna e Gjakovës nderon me homazhe dëshmorët e kombit

Për nder të përvjetorit të 24-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Gjakovës ka bërë homazhe për dëshmorët që u flijuan për lirinë e vendit.

Kryetari i komunës Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe përfaqësues të OVL-UÇK-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe institucioneve tjera bënë homazhe pranë Lapdarit “Shokët e Lirisë”, në nderim të jetës e veprës së dëshmorëve.

Përkulje nderi e krenarie u bë edhe pranë shtatores së Heroit Agron Rama.
Të gjithë së bashku homazhe bënë edhe te varrezat e dëshmorëve, nga ku kryetari Gjini theksoi se këto ishin ditët e shënimit të luftës ma të lavdishme në nderim të gjakut dhe lirsë që e gëzojmë ne sot.

Sadri Hoxha, kryetar i OVL-UÇK-së dega në Gjakovë theksoi se kjo datë është e veçantë dhe madhështore në nderim të familjes Jashari dhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e vendit.

Ndërsa një delegacion tjetër komunal i udhëhequr nga nënkryetari Flamur Fetahu kanë bërë homazhe edhe në komplekse të tjera në komunën e Gjakovës.

Kontributi i dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë mbetet vlera më sublime e lirisë që e gëzojmë sot, u tha me këtë rast.

Read Previous

Anëtarë të Kongresit bëjnë thirrje për rritjen e angazhimit amerikan në Ballkan, përmendin dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

​Rusia prish armëpushimin, gazetari i “The Guardian”: Tre persona më vdiqën para syve