Kompjuterë dhe makina shkrimi dhuratë për të verbërit

Shoqata “Iniciativa e Pavarur e të Verbërve” në Gjakovë sot kanë pranuar një donacion nga kisha e Jezu Krishtit e shenjëtorëve të ditëve të mëvonshme. Vlera monetare e këtij donacioni kap shifrën 3 mijë e 500 euro. Kryetari i shoqatës Mark Pjetraj tha se kjo ndihmë ka përmirësuar punën e shoqatës, teksa shton që muajve pasues do të pranojnë edhe donacion tjetër nga e njejta kishë.

Një misionar vullnetar i kishës i cili ishte prezent për të dhuruar këtë donacion tha se këta kompjuterë dhe makina të shkrimit ishin të nevojshme në këtë shoqatë, duke shtuar se mbështetja për këtë shoqatë nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.

Anëtarët e kësaj shoqate në vazhdimësi janë në kërkim të një hapësire më të madhe, e cila do të përmirësonte kushtet për zhvillimin e aktiviteteve.

Read Previous

Kryeministri italian bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian

Read Next

Infektologu Ramadani tregon se kur mund të shpallet fundi i pandemisë