Komisioni për Buxhet/ S’ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë

Me dy abstenime dhe gjashtë vota për, Komisioni për Punë, Buxhet dhe Transfere e ka refuzuar kërkesën e specializantëve të mjekësisë, për paga dhe mëditje.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, ku po shqyrtohet Projektligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, është votuar rekomandimi i grupit punues për refuzimin e kësaj kërkese.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, tha se arsyeja e refuzimit të kësaj kërkese është mungesa e buxhetit.

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha ai./GazetaSinjali/

Read Previous

Nobelistja e Paqes dënohet me katër vite burg në Mianmar

Read Next

Komisioni refuzon kërkesën e KOSTT-it për ndarjen e 33 milionë euro për rrymën në veri