Mërgimtarët dhe qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikëkalimeve kufitare të Kosovës po përballen me pritje të ndryshme, varësisht nga pika e kalimit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Pritje më të gjata janë evidentuar edhe në Merdarë, ku në dalje nevojiten deri në 40 minuta, ndërsa në Hanin e Elezit pritjet arrijnë në rreth 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Në shumicën e pikëkalimeve të tjera, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Vërmicën, Qafën e Morinës, Stançiqin, Mutivodën dhe Globoqicën, pritjet janë të shkurtra, duke lëvizur nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq, në Muçibabë pritjet janë rreth 5 minuta në të dy drejtimet, ndërsa në Qafën e Prushit ato variojnë nga 1 deri në 3 minuta në hyrje dhe 1 deri në 2 minuta në dalje./express