Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që qytetarët e arrestuar në Serbi të mos mbeten pa ndihmë profesionale.
Koci thotë se në raste të tilla është angazhuar vazhdimisht si avokat.
“Pa pagesë. Edhe shpenzimet i kam mbuluar vetë”, shkruan ai.
Avokati thotë se kohëve të fundit autoritetet serbe e kanë ndaluar disa herë për “verifikime shtesë”.
“Mesazhi është i qartë: nuk jam i mirëseardhur në Serbi. Çdo shkuarje atje më ekspozon ndaj rrezikut dhe ma kufizon mundësinë me u dalë në krah qytetarëve tanë.
Prandaj, më 19 gusht i jam drejtuar Kryeministrit, me kopje Presidentes dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, me një propozim konkret: që këtë angazhim ta vazhdoj në koordinim me institucionet tona
Përgjigje ende nuk kam marrë. Sot po e bëj publike shkresën”, shkruan ai.