Kjo është shuma që do të fitojnë Fury dhe Wilder

Tyson Fury dhe Deontay Wilder ngjiten në ring për spektaklin e tretë mes tyre.

Orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, do të jenë elektrizuese për botën e boksit, me dy boksierët që pritet të ofrojnë një luftë të jashtëzakonshme mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Tyson Fury ka 31 ndeshje, ku prej tyre 30 i ka fituar dhe ka barazuar në vetëm një prej tyre, pikërisht ndaj Wilder. Nga 30 fitore sa Fury ka, 21 prej tyre janë me nokaut.

Në anën tjetër, Wilder nga 44 lufta sa ka zhvilluar, 42 prej tyre i ka fituar, një e ka humbur dhe në një tjetër ka barazuar ndaj Furyt. Boksieri britanik është ai që i ka prishur serinë e fitoreve atij amerikan.

Boksieri britanik është i garantuar me 30 milionë dollarë (22 milionë funte, 26 milionë euro) dhe 60% të të ardhurave të paguara për shikime. Ndërkohë, Wilder, humbja e vetme e të cilit në karrierën e tij profesionale ishte kundër Furyt, i ka të garantuara 20 milionë dollarë (15 milionë funte, 17 milionë euro) dhe 40% të parave që vijnë nga shikimet.

/GazetaBlicSport/

Read Previous

Pas 22 vitesh, rivarrosen në vendlindje shtatë viktimat e masakrës së Rezallës

Read Next

​Rivarrosen martirët e masakrës së Rezallës, Kurti: Trupat i groposën por të vërtetën nuk munden