Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare në vendin tonë

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë aktualisht të shkurtra, me shumicën e pikave ku koha e pritjes për hyrje dhe dalje lëviz nga 1 deri në 6 minuta, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit, në Dheu i Bardhë pritjet për hyrje janë rreth 5 minuta, ndërsa për dalje nga 10 deri në 15 minuta.

Në Vërmicë, pritjet për hyrje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa për dalje nga 10 deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë, shkruan Sinjali, në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe Mutivodë, pritjet janë 3 deri në 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Ndërkaq, në Glloboqicë, Han të Elezit, Muçibabë dhe Stançiq, pritjet janë rreth 5 minuta në të dy drejtimet.

Në Kullë, pritjet arrijnë në 5 deri në 6 minuta, ndërsa në Qafë të Morinës janë 2 deri në 3 minuta.

Pritjet më të shkurtra janë në Qafë të Prushit, ku qytetarët po presin vetëm 1 deri në 2 minuta në të dy drejtimet.

Në përgjithësi, nuk raportohet për kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të theksuara janë aktualisht në Dheu i Bardhë dhe Vërmicë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Tri ditë dyer të hapura: Kuvendi mirëpret mërgimtarët

Read Next

Jannik Sinner i pafat, e humb “Cincinatti Open” shkaku i lëndimit