Kina “mbërthehet” nga acari, temperaturat shkojnë në -50 gradë Celsius

Temperaturat thyen një rekord 64-vjeçar në rajonin e largët perëndimor të Kinës, Xinjiang, duke rënë në minus 52.3 gradë Celsius – në mes të një të ftohti dhe ndërprerjeve të trafikut pas festës së Vitit të Ri Kinez.

Media shtetërore tha se rekordi i së dielës në qytezën Tuerhong të qarkut Fuyun ishte më i ulëti që nga fillimi i regjistrimeve në Xinjiang, duke tejkaluar një temperaturë prej minus 51.5 gradë Celsius, e vendosur më 21 janar 1960.

Përmes disa ditëve të ftohtit dhe borës, qindra kilometra rrugë janë prekur në zonën e rajonit të Altay, raportoi CCTV.

Kjo nxiti autoritetet e autostradës të dërgojnë 47 automjete dhe dhjetëra punëtorë për të hequr borën gjatë natës.

“Autoritetet kombëtare të motit ngritën paralajmërimin për kushtet e motit në nivelin e dytë më të lartë”,  shkroi gazeta Global Times, me rënie drastike në të gjithë vendin deri të enjten.

Moti ekstrem i Kinës gjatë vitit të kaluar ka variuar nga stuhitë deri te shiu i rrëmbyeshëm dhe nxehtësia rekord, që u panë gjatë verës, si dhe disa tajfunë.

/abcnews.al/

Read Previous

Fermerët polakë bllokojnë kufirin me Ukrainën

Read Next

Ursula von der Leyen do të kërkojë mandatin e dytë si presidente e Komisionit Europian