Këto janë disa nga sukseset e klubit të tenisit “HotShot” në Gjakovë

Janë të vegjël por me ëndrra të mëdha. Dëshira për t’u bërë teniserë të suksesshëm po i shtyen këta fëmijë që të ushtrojnë sportin e tyre të zemrës në klubin e tenisit “HotShot” në Gjakovë. Trajneri Art Baruti, ka ndarë disa nga sukseset e arritura aty.

Vetë ata që ja kanë dalë shumë herë të rrëmbejnë çmime e përcollën mesazhin te bashkëmoshatarët e tyre, për t’u marrë sa më shumë me çfarëdolloj sporti.

Trajneri i klubit, Baruti, ka thënë se sportistët premtojnë shumë sepse talenti i tyre është i pamohueshëm. Dhe këtë e dëshmojnë sukseset që i kanë arritur deri më tani.

Read Previous

​Bislimi takohet me Mitsunori, diskutojnë për procesin e dialogut në Bruksel

Read Next

Kosova do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca