Këta janë drejtorët e rinj në Spitalin e Gjakovës dhe Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Spitali i Gjakovës dhe Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive janë bërë me drejtorë të rinj.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar për përzgjedhjen e drejtorit të ri në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Kirurgu i fëmijëve Dr. Jeton Zarari është përzgjedhur drejtor pasi ka grumbulluar 81.6 pikë në testin me shkrim dhe intervistë. Ai ka lënë prapa ish-drejtorin Hilmi Shala i cili ka arritur 78.8 pikë.

Në këtë konkurs kanë qenë edhe dy kandidatë të tjerë, Valdete Spahija me 64 pikë dhe Sabahudin Bytyqi me 57.2 pikë.

Ndërkaq në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive është përzgjedhur drejtor Gëzim Murseli. Ai ka dal i pari në konkurs me 86.4 pikë, derisa ka lënë prapa Afrim Shabanin me 79.6 pikë. /Gazeta Shneta/

/Gazeta Shneta/

Read Previous

Milan kërkesë tifozëve: Mos ejani në “Mapei Stadium” nëse s’keni bileta

Read Next

Sonte finalja e Ligës së Evropës, Frankurt – Rangers