Këta janë 12 futbollistët favoritë për “Topin e artë”

Shtëpia Botërore e Futbollit i ka zbuluar futbollistët që janë pretendentë serioz për ta fituar çmimin kryesor të karrierës “Topi i artë”.

Në listën e FIFA-s bëjnë pjesë 12 lojtarë që garojnë.

Në mesin e tyre janë: Lionel Messi, Erling Haaland e Kylian Mbappe.

Befasi në këtë listë është anglezi Declan Rice, i cili e fitoi Conference Leaguen me West Hamin sezonin e kaluar.

Ai është edicion luan për Arsenalin.

Në listë janë edhe emrat e Ilkay Gundogan, Marcelo Brozoviq, Bernardo Silva, Julian Alvarez, e të tjerë.

Në listë për herë të parë pas shumë kohësh nuk figuron fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” Cristiano Ronaldo.

/klankosova/

Read Previous

Deputeti gjerman: BE-ja mos t’ia tolerojë Vuçiqit mosvendosshmërinë në orientimin mes Brukselit dhe Moskës

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë me fokus tek të rinjtë dhe liria e shprehjes