• 11 August, 2022

Kështu duket një prej veturave më të lira elektrike në Evropë

Froggy Beachstar ofron autonomi prej 200 kilometrave në versionin standard, dhe 300 kilometra me baterinë me rreze të zgjatur veprimi.

Dartz është kompani nga Letonia, që është e specializuar në prodhimin e veturave të shtrenjta dhe unike SUV, transmeton Telegrafi.

Me projektin e ri, ky prodhues është nisur në një drejtim krejt tjetër. Freze Froggy EV Beachstar është kabriolet i vogël elektrike që duket sikur është dedikuar për vitet e 80-ta.

Ueb-faqja e prodhuesit reklamon këtë kabriolet me sloganin: “Vetura më e lirë elektrike në BE”.

Por a është më i liri, atë me siguri nuk e dimë, por kjo veturë e vogël duket sikur lodër. Është i bazuar në veturën elektrike kineze Wuling Hong Guang Mini EV.

Dartz ka shpjeguar se e ka prodhuar Freze Froggy EV Beachstar enkas për programet “car sharing” dhe kompanitë që huazojnë vetura.

Vetura e re ofron një autonomi prej 200 kilometrave në versionin standard, dhe 300 kilometra me bateri me rreze të gjatë veprimi.

Fuqi e elektromotori bën që të prodhojë 41 kuaj-fuqi. Sipas prodhuesit, shpejtësia maksimale është 100 kilometra në orë.

Dartz planifikon të fillojë me pranimin e porosite të Freze Froggy EV Beachstar kah mesi i vitit të ardhshëm. Çmimi do të duhej të sillet diku rreth 20 mijë euro./Alsat.mk/

Read Previous

Parlajmërim nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, centrali më i madh në Europë rrezikon të shpërthejë

Read Next

Bletërritësit të kënaqur me prodhimin dhe shitjet, subvencionet janë problem