Këshilli Norvegjez i Refugjatëve bën thirrje për korridore humanitare

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve ka bërë thirrje që “korridoret dhe pushimet humanitare të futen menjëherë, për të lejuar kalimin e sigurt të personelit humanitar dhe ndihmave në Gaza”.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të insistojë në aksesin humanitar dhe mbrojtjen civile”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jan Egeland në një deklaratë.

“Në këtë moment, Gazës pothuajse i ka mbaruar karburanti, me ilaçe dhe ushqime në furnizim rrezikshmërisht të ulët. Kjo zonë me popullsi tepër të dendur është nën rrethim të plotë dhe bombardime të pamëshirshme nga Izraeli”.

Ai theksoi se “ne duhet të na mundësohet që t’i sjellim sa më shpejt ndihmë njerëzve të Gazës për shpëtimin e jetës”.

/albanianpost/

Read Previous

Njohja e Kosovës, Hasani: Prioritet absolut i Shqipërisë, do të përcjellim zërin e Prishtinës edhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Read Next

Blinken: Për sa kohë ekziston Amerika, Izraelit nuk do t’i duhet kurrë të mbrohet i vetëm