Këshilli i Prindërve i Kosovës dënon lënien anash të fëmijëve nga komuniteti, rom, ashkali dhe egjiptian në Festën e Abetares në Pejë

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës me keqardhje e vlerëson se ndarja e disa fëmijëve, për çfarëdo arsye, gjatë Festës së Abetares në Pejë ka qenë një veprim krejtësisht i pamatur, i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës thekson se institucionet edukativo-arsimore duhet të jenë shëmbëlltyra e drejtësisë, barazisë dhe respektit ndër-njerëzor pa asnjë dallim.

“Andaj pamje të tilla nuk duhen toleruar asnjëherë! Si Këshill i Prindërve të Kosovës i shprehim sinqerisht keqardhjen, por edhe mbështetjen tonë, fëmijëve të diskriminuar, familjeve të tyre dhe gjithë atyre që natyrshëm janë prekur nga një akt i tillë! KP e Kosovës distancohet plotësisht nga diferencime të tilla, për çfarëdo arsye qoftë!

Kërkimfalja dhe marrja e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse janë vendim i duhur në këtë rast”, thuhet më tej. 

FOTO | KLAN KOSOVA

/Telegrafi/

Read Previous

Sonte finalja e Ligës së Evropës, Frankurt – Rangers

Read Next

OBSH kërkon që të hetohen sulmet ndaj ndërtesave shëndetësore në Ukrainë