Kearns: Serbia ende pa pasoja ndërkohë që Kosova është nën sanksione

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka ngrehur shqetësime për mos marrjen e masave ndaj Serbisë nga ndërkombëtarët, pas agresionit të 24 shtatorit, ku grupi terrorist serb la të vdekur rreshterin policor Afrim Bunjaku dhe plagosi dy të tjerë.

Ndërkohë, ka theksuar se megjithatë, Kosova mbetet nën sanksione.

Ky reagim i saj erdhi pasi Serbia liroi nga ndalimi terroristin dhe të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq./KosovaPress/

“Radojiçiq mbetet i lirë në Serbi. Ende nuk ka pasoja për Beogradin nga Britania e Madhe, SHBA, BE, pavarësisht vrasjes së oficerit të policisë, armatosjes së paraushtarakëve, rrëmbimit të policëve, as rolit në plagosjen e rëndë të trupave të NATO-s. Megjithatë, Kosova mbetet nën sanksionet e BE-së. Diplomaci parandaluese?”, ka shkruar ajo në “X”. 

Read Previous

Zbulohet poligoni ku dyshohet që stërviteshin terroristët serbë në veri (VIDEO)

Read Next

Biden “i shqetësuar” se trazirat në Uashington mund të prishin ndihmën e SHBA për Ukrainën