KB Vëllaznimi përballë KB Yllit në çerekfinale të Superkupë së Kosovës

Në kuadër të Superkupës së Kosovës në basketboll, e cila ka filluar gjatë ditës së djeshme, dhe po zhvillohet në qytetin e Suharekës, në palestrën “13 Qershori” , sot me fillim nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja e tretë çerekfinale e kësaj gare ku do të përballen KB Peja dhe KB Pronton Cable Prizreni.

Ndërsa me fillim nga ora 20:00 në ndeshjen e fundit çerekfinale të Superkupës përballen skuadra e Yllit dhe KB Vëllaznimi, skuadra këto që gjatë verës kanë bërë ndryshime në përbërjen e ekipeve përkatese.

Kujtojmë që në ndeshjet që u zhvilluan mbrëmë, Prishtina mposhti klubin më të ri të Superligës së Kosovës, KB Istogun, ndërsa Trepça shënoi fitore kundër klubit të Bashkimit, rezultate këto që i vënë këto dy skuadra përballë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të kësaj gare, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00.

/tvsyri/

Read Previous

Aksioni antidrogë në Shqipëri, Rama: 233 shpërndarës të drogës të arrestuar, 23 rrjete kriminale të shkatërruara

Read Next

ShBA-së i kërkohet që të lirojë themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange