KB “Trepça” transferon Erjon Kastratin

Një lëvizje e madhe e Trepçës në afatin kalimtar. Dy herë kampioni i Kosovës me Yllin së fundi, Erjon Kastrati është bërë anëtar i ri i mitrovicasve.

Basketbollisti i reprezentacionit të Kosovës ka falenderuar Yllin dhe gjithë suharekasit në përgjithësi për dy vitet e shkëlqyeshme, ndërsa pas pak u zyrtarizua si lojtar i ri i Trepçës.

Kastrati ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mitrovacist, një bast i sigurt ky për ekipin e drejtuar aktualisht nga Ljubomir Minchev, pasi që Erjoni është treguar vendimtar në lojë të Yllit në dy sezonet e kaluara, kur suharekasit morën edhe dy titujt e parë të kampionit të Kosovës.

Së fundi, 27-vjeçari ka pasur mesatare prej 14.3 pikësh, 4.5 kërcimesh dhe 4.4 asistimesh për ekipin e Yllit në sezonin që e lamë pas, ndërsa ka qenë vendimtar me pikët e tij në ndeshjen e katërt të serisë finale – për t’ua sjellë titullin kampion suharekasve.

“Mirë se vjen në qytetin e basketbollit Erjon. Erjon Kastrati i bashkohet projektit tonë, për tre vitet e ardhshme,” ka shkruar shkurt njoftimi i mitrovicasve, kur zyrtarizuan Kastratin.

Në anën tjetër, suharekasit i janë falenderuar lojtarit shembull.

“Falemnderit Erjon Kastrati! Pas dy sezoneve të kaluara me ne, sot klubi dhe Erjoni ndajnë rrugët. Me Erjonin në ekip, fituam dy tituj kampioni, një Ligë Unike dhe Superkupën e Ligës Unike,” ka shkruar skuadra e Yllit në njoftimin e saj për ndarje.

Trepça deri tash, është duke thënë fjalën kryesore në afatin kalimtar të lojtarëve dhe pritet të shihet nëse ndonjë ekip tjetër do të bëj ndonjë lëvizje të madhe, që do të mund t’i konkurrojë mitrovicasve në stinorin që vjen, 2022/23.

/TopSporti/

Read Previous

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pritet të vizitoj Kosovën

Read Next

​Ministri Peci në Berlin takon homologun gjerman