Katari akuzohet se ka dhënë shifra të tifozëve më të larta se kapacitetet e stadiumeve

Katari është akuzuar se ka fryrë aq shumë shifrat e frekuentimit të tifozëve në stadiume gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës, saqë i kalon edhe kapacitetet e stadiumeve dhe kjo ka krijuar debat tashmë.

Mediumi FoxSports raporton se vendi pritës i Kupës së Botës, Katari mund të ketë disa shpjegime për të bërë pasi disa njerëz të statistikave me ‘sy shqiponjë’ e kuptojnë se numri i tifozëve ishte dhënë shumë i lartë se kapaciteti zyrtar për çdo vend.

Midis fotove dhe pamjeve të shumë vendeve të zbrazëta, do të ishte e sigurt të supozohej se shumë nga ndeshjet në fakt nuk kishin as kapacitet të plotë.

Por, kjo nuk e ka penguar Katarin që pretendohet të shtojë edhe pak tifozë më shumë në ato stadiume sesa vet kapaciteti.

Ndeshja hapëse e Kupës së Botës u njoftua me 67,372 të pranishëm, ndërsa kapaciteti zyrtar i stadiumit Al Bayt është 60 mijë.

Anglia kundër Iranit u njoftua se kishte 45,334 ndjekë në stadium, ndërsa ‘Khalifas International Stadium’ mban vetëm 40 mijë vende.

Pamje nga ndeshja Angli-Iran

Ndeshja e Holandës kundër Senegalit u tha se kishte 41,721 tifozë brenda në stadiumin Al Thumama, i cili gjithashtu ka kapacitet prej 40 mijë ulësesh.

Edhe ndeshja e SHBA-vë kundër Uellsit u mbajt në një stadium me kapacitet 40 mijë vendesh si ‘Ahamd Bin Ali’, por me një pjesëmarrje të paralajmëruar prej 43,418 tifozësh.

Kjo i bie se një numër i madh prej 17,845 janë futur në stadiume që nuk duhet të jenë në gjendje të futen brenda.

Megjithatë, fotot e marra gjatë fitores 2-0 të Holandës ndaj Senegalit treguan seksione të tëra të stadiumit bosh kur holandezët po festonin një gol të vonshëm.

“Më shumë vende bosh në ndeshjen Senegal-Holandë sesa në një kongres të të sëmurëve nga hemorroidet”, ishte komenti tipik i faqes Paddy Power.

Një tjetër tifoz vuri në dukje se edhe ndeshjet e tjera kishin vende bosh, duke shtuar se: “Sasia e vendeve bosh në çdo stadium vërtet e bën këtë turne të ndihet si Euro Covid”.  /Telegrafi/

Read Previous

Energji përmes wireless, projekti i Agjencisë Hapësinore Europiane

Read Next

Çështja e targave u diskutua për gjashtë muaj në Bruksel, Kurti: Ishin tetë opsione – Serbia i refuzoi të gjitha