Kaqinari: Bashkëpunimi me institucionet në Gjakovë i kënaqshëm

Avokati i Popullit është institucion i pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. Institucioni i avokatit të popullit ka zyrën e vet edhe në Gjakovë që udhëhiqet nga avokati Mark Kaqinari i cili tregon se institucionet janë të obliguara ti përgjigjen kërkesave të avokatit të popullit.

Ai shton se në Gjakovë ka bashkëpunim të mirë institucional.

Në Gjakovë kjo Zyrë është hapur që nga viti 2013, dhe që atëherë është e hapur për adresime të ndryshme nga komuniteti.

Read Previous

Dervishaj: Policia e Kosovës pa sigurime shëndetësore

Read Next

Çka i ndalë gratë në Kosovë nga aplikimi për punë?