Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë, Kosova fiton në të dy konkurrencat

Kombëtaret e Kosovës, në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, e kanë nisur me fitore Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë

Edicioni i këtij Kampionati Ballkanik të volejbollit në rërë po zhvillohet në qytetin Balikesir të Turqisë.

Sa i përket konkurrencës së meshkujve, Kosovën po e përfaqëson dyshja Fatlum Hajrizi e Erion Bajrami, të cilët e fituan ndeshjen me rezultat 2:0 në sete kundër Serbisë, pasi që ekipi serb nuk u paraqit në fushë.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave, dyshja Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani treguan paraqitje mjaft të mirë kundër nikoqirit të kësaj gare, duke triumfuar me rezultat 2:0 (21-15, 21-15) në sete kundër Turqisë. /KosovaPress/

Read Previous

Kufiri Shqipëri-Kosovë, kalimi pa asnjë kontroll policor dhe pa asnjë ndalesë

Read Next

Messi thyen rekordin e Ronaldos