Kaluan kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen pesë persona

Njësitet policore kanë ndaluar pesë persona të cilët dje gjatë ditës kanë kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, në Bistricë të Leposaviqit, janë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. 

Po ashtu, në Koshuticë të Leposaviqit, njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. 

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./KP/

Read Previous

Si u vendos dhe u tërhoq ushtria serbe nga kufiri me Kosovën

Read Next

80 vite nga lindja e veprimtarit të shquar shqiptar, Jusuf Gërvallës