Ka nisur procesi mësimor në pesë shkolla në Gjakovë

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor. Kështu është njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”.

Në njoftimin e shkollës “Mustafa Bakija” thuhet se përkundër ndërprerjes së grevës, mësimdhënësit e shkollës nuk janë dakord me mosrealizimin e kërkesave të tyre, dhe se janë të zhgënjyer nga takimi i fundit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Grevist.

Sot bëhen dy javë që rreth 300 mijë nxënës nuk kanë mundur të jenë në bankat shkollore, për shkak të grevës të BSPK-së, rrjedhimisht të SBASHK-ut.

Kërkesa e SBASHK-ut është që Qeveria e Kosovës t’i mbështetë me 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për paga, derisa Qeveria thotë se ka ndarë ka 50 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik në kuadër të pakos për përballje me inflacionin.

Read Previous

Kosova përballet me sulme kibernetike, ekspertët thonë se situata ndryshon nga Shqipëria

Read Next

​Rrugëtimi evropian i Ballkanit, sot sfida me Slavia Prague në Ligën e Konferencës