Jordi Alba largohet nga Barcelona

Është një kohë ndryshimesh te Barcelona. Pas tërheqjes së Gerard Piques dhe njoftimit të disa ditëve më parë nga Sergio Busquets se ai nuk do të rinovojë, tashmë është Jordi Alba ai që njofton, se në qershor do të largohet nga Barcelona.

Albas i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me Barcelonën, por mbrojtësi i majtë ka vendosur t’i jap fund kohës së tij në Camp Nou.

Spanjolli, i cili pasditen e sotme ka një ngjarje në kampusin e tij, në minutat e ardhshme do të bëjë publike se do të largohet nga Barcelona.

Ai ka ndryshuar mendje ditët e fundit, pasi deri para pak javësh ishte i vendosur të përmbushte kontratën. Tani ai ka vendosur ta mbyllë karrierën e tij në Camp Nou.

Mbrojtësi veteran ka humbur rëndësinë këtë vit në skuadrën katalanase, pasi Xavi ka zgjedhur Alex Balde në krahun e majtë në shumicën e ndeshjeve.

Alba, i cili ka luajtur në 29 ndeshje, ka ardhur në përfundimin se ka ardhur koha të mbyll karrierën dhe të marrë pjesë në projekte të reja.

34-vjeçari u rikthye te Barcelona në verën e vitit 2012, i ardhur nga Valencia dhe që atëherë ai ka qenë një lojtar themelor në mbrojtjen e katalunasve.

Trofetë e Albas me Barçën

Lojtari nga L’Hospitalet largohet nga Barcelona pasi ka fituar: gjashtë La Liga, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube, pesë Kupa të Mbretit, një Superkupë Evropiane dhe katër Superkupa të Spanjës.

Alba do të thotë lamtumirën, ndaj pas 11 sezonesh, këtë të diel nga tribuna në ndeshjen ndaj Mallorcas.

Do të jetë lamtumira e Busquets dhe e tij dhe Barça mbyll një fazë me largimin e dy senatorëve të fundit. 

/Telegrafi/

Read Previous

Raporti i Freedom House për vendet në Tranzicion: Kosova me përmirësim të lehtë, por problemet thelbësore vazhdojnë

Read Next

Afro 200 të burgosur shqiptarë do të transferohen nga Anglia në Shqipëri