“Jo në emrin tim”, Gjakova marshon sonte në mbështetje të çlirimtarëve

Gjakova vijon protestat në mbështetje të çlirimtarëve. Sonte, qytetarët pritet të mblidhen në një marsh protestues me moton “Jo në emrin tim”.

Thirrja për protestë është bërë nga “Kuqezinjtë e Jakovës”, të cilët u kanë bërë apel qytetarëve, veteranëve të luftës, luftëtarëve, sportistëve dhe të gjithë mbështetësve që t’i bashkohen marshimit.

Protesta nis sonte në orën 20:00, nga Parku i Qytetit, ndërsa përmes këtij marshimi organizatorët synojnë të përcjellin një mesazh publik për drejtësi për çlirimtarët.

Për Gjakovën, një prej qyteteve të goditura rëndë gjatë luftës në Kosovë, protesta mbart edhe peshën e kujtesës dhe përjetimeve të asaj periudhe. Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe të shprehin qëndrimin e tyre përmes motos “Jo në emrin tim”.

Protestat me të njëjtën thirrje janë zhvilluar edhe në qendrat e tjera të Kosovës, si dhe në qytete të ndryshme të Evropës, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ato kanë nisur pas vendimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, të shpallur më 16 shtator, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. /tvsyrivision/

Read Previous

Mërgimtarët ngrihen në këmbë, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Read Next

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran: Nuk mund të kishte fillim më të mbarë