Jashari: Çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për heshtjen ndaj vendimit të Speciales për dënimin e krerëve të UÇK-së.

Ajo ka bërë me dije se kanë kaluar gati një javë nga dënimi i padrejtë i krerëve të UCK-së nga Gjykata Speciale dhe Qeveria ende nuk ka bërë asnjë veprim konkret.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale.

“Sot është dita e pestë që nga një vendim që ka tronditur të gjithë vendin dhe jo vetëm, një vendim që ka prekur thellë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë dhe na ka kthyer disa vite prapa. Megjithatë, ende nuk ka ardhur një përgjigje institucionale. Ende nuk ka një veprim konkret. Çështja e apelit kërkon profesionalizëm, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale. Mbi të gjitha, është çështje shtetërore dhe duhet të trajtohet si e tillë. Kërkoj edhe njëherë nga partitë politike, të dëshmojnë përgjegjësinë që e kanë. Dhe mos ta lënë vetë popullin e saj pa një përgjigjje!”, ka shkruar ajo. /Nacionale/

Read Previous

Rama: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës pas vendimit të Speciales

Read Next

Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi: Kalimi i kohës s’e zbeh krimin