GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Ushtria izraelite ka goditur të hënën disa degë të një banke të lidhur me Hezbollahun, në Bejrut.
Sulmet erdhën disa orë pasi ministri i Mbrojtjes i Izraelit u zotua të shkatërrojë grupin militant të mbështetur nga Irani.
Ushtria izraelite ka thënë të hënën se goditi gjatë natës, degët e Shoqatës Al-Qard Al-Hassan të lidhur me Hezbollahun, duke pretenduar se organizata mbante fonde të përdorura për të financuar drejtpërdrejt aktivitetet paraushtarake të grupit militant, raporton CNN.
“Objektivi kryesor i sulmeve është të ndikojë në besimin midis Hezbollahut dhe komunitetit shiit që e përdor këtë shoqatë si një sistem bankar”, ka thënë të dielën zyrtari i lartë i inteligjencës izraelite.
Që kur Izraeli shtoi sulmet kundër Hezbollahut muajin e kaluar, të paktën 1,802 njerëz janë vrarë në të gjithë Libanin./Koha.net