Ish-presidenti Thaçi vjen në Kosovë

Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 është në Kosovë. Atij i është lejuar që të vij në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës, por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Read Previous

VIDEO/ Një kolonë me automjete ushtarake të KFOR-it rrugës drejt Zveçanit

Read Next

Kurti: Dënoj sulmet kundër Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve