Ish-ministri i Mbrojtjes, Mehaj: Zgjidhja e vetme ndaj Serbisë janë sanksionet për armatim

Ish-ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se e vetmja zgjidhje ndaj Serbisë janë imponimi i sanksioneve për armatim.

Mehaj tha se po ashtu duhet të përshpejtohen procedurat për anëtarësim të Kosovës në NATO.

“Sikur të kishte vepruar Kosova, me një akt të tillë shtetëror – terrorist sikurse Serbia, do të kishte pasur pasoja me dekada ndaj Kosovës”, tha Mehaj.

Ai  propozoi po ashtu edhe themelimin e një baze të përhershme të ShBA-së në Kosovë.

Më 24 shtator, Serbia kreu agresion në Kosovë, në fshatin Banjskë të Zveçanit ku u sulmua policia dhe si pasojë u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. /Klankosova.tv/

Read Previous

Sa do t’i kushtonte vendeve të Bashkimit Evropian zgjerimi me nëntë shtete të tjera

Read Next

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë