Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif, ka thënë të mërkurën se Irani ka konfirmuar se do të marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të premten në Islamabad.
Nuk është bërë e ditur ende se kush do ta përfaqësojë Teheranin në negociata.
Zyra e Sharif ka thënë se ka folur për më shumë se 45 minuta me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, duke falënderuar udhëheqjen e Iranit për rënien dakord për një armëpushim dhe pranimin e ofertës së Pakistanit për të pritur bisedimet.
Pezeshkian ka falënderuar Pakistanin për përpjekjet e tij dhe i përcolli urimet e tij më të mira popullit të vendit, ka thënë zyra.
SHBA-ja dhe Irani janë pajtuar të martën vonë për një armëpushim dyjavor dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit./koha.net