Indetifikohet një rast i skemave piramidale dhe bixhozit

Në Skenderaj policia e ka identifikuar një lokal ku dyshohet se janë organizuar skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm.

“Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, hetuesit policorë në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në lokalin ku dyshohej për veprimtari e dyshimtë, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar: dy aparate të lojërave te fatit, dy printerë, dy kompjuterë, dhe materiale të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore”, theksohet në njoftim./Sinjali/

Read Previous

​Ministri kroat i Mbrojtjes sot në Kosovë

Read Next

25 vite që kur serbët dogjën muzeun e Lidhjes së Prizrenit me rreth 11 mijë eksponate historike