I shtati në histori, Golden State Warriors fiton titullin kampion në NBA

Për herë të katërt në tetë vitet e fundit, Golden State Warriors fiton titullin kampion në NBA. Një finale spektakolare ajo me Boston Celtics, por në fund gjithçka përfundoi me rezultatin final 103-90 në favor të Warriors.

Fillimi ishte i mirë për skuadrën nga Boston që kaloi në 12 pikë diferencë dhe të gjithë mendonin se do të shkonim në një finale të 7 dhe vendimtare për fatin e sezonit mirëpo Warriors u zgjua dhe përmbysi gjithçka.

Perioda e parë përfundoi me 5 pikë diferencë në favor të miqve edhe në të dytën Warriors u kthye vrullshëm dhe dominoi duke e mbyllur 20 minutat e para me rezultatin 39-54. 

Në periodën e tretë skuadra nga Boston nuk u dorëzua dhe shkurtoi diferencat me 10 pikë, por e pamjaftueshme, pasi  miqtë nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren dhe gjithçka u mbyll me shifrat 103-90, çfarë solli dhe triumfin e katërt për Warriors në 6 finalet e luajtura.

Padiskutim më i miri i parketit ishte Stepahen Curry pasi e përfundoi ndeshjen me 34 pikë, dhe 7 asistime dhe, për herë të parë në karrierën e tij, fiton edhe çmimin si lojtari më i mirë. Ky ishte titulli i shtatë në histori për skuadrën nga San Francisko./A2news/

Read Previous

Liberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor

Read Next

Me 10 dollarë mund të bëhesh pronar i vilës marramendëse të “Zotit të Qiejve”