I nxehti ekstrem po rrezikon urën e famshme të Londrës

Bitania e Madhe prej ditësh po jeton temperatura ekstreme që kanë vështirësuar rutinën e qytetarëve. 

Autoritetet vendase kanë aktivizuar alarmin e kuq për rrezik të lartë që mund të shkaktojë humbje jete në njerëz, por nga ana tjetër inxhinierët kanë marrë masa për mbështjelljen e urës simbol të Londrës për shkak të nxehtësisë së lartë.

Ura Hammersmith është veshur e gjitha me film izolues për t’u ruajtur nga këto faktor klimatikë, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar se sa do të qëndrojë i mbëshjellë. Kjo masë u ndërmor nga rreziku serioz që i kanos nxehtësia urës duke u marrë në kosideratë dhe shembja.

Ndërkohë që zinxhirët e urës janë të fiksuar në shtartin e lumit dhe duhet në mbahen në temperaturë nën 13 gradë. Nëse njëri prej zinxhirëve arrin temperaturës 18 gradë, ura mbyllet automatikisht nga inxhinierët e sigurisë.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

/BBC/CNN

Read Previous

Politika e ndërtimit të rrugëve në kohën e mbretit Zog

Read Next

Çfarë është “Lija e majmunit” dhe si mund të merret