I nevojiten edhe dy fitore Donjeta Sadikut për ta prekur normën olimpike

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit.

Ajo e mposhti kundërshtaren greke Christina Linardatou.

Lufta u zhvillua në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

“I urojmë fat dhe suksese të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit transmeton Klankosova.tv

Read Previous

Homazhe në Kompleksin Memorial në Shqiponjë, dhe në varrezat e dëshmorëve në komunën e Gjakovës

Read Next

Naftëtarët kundërshtojnë vendimin e MINT-it, kërkojnë rritje të marzhës së fitimit