I mituri në Prishtinë sulmon familjarët me thikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shoqëruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një të mitur pasi i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 00:20.

“Njësiti policor ka shoqëruar në QKUK të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti ka kërcënuar me thikë familjarët e tij. Është konfiskuar një thikë. I dyshuari është hospitalizuar në repartin neuropsikiatrik”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Read Previous

Tolaj për masat e reja: Vendim politik, s’ka kapacitet për një valë të re të Covid-19

Read Next

​Zhduket një e mitur në Prizren