Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nje partner i Perëndimit, siç ka qenë Hashim Thaçi në Rambuje, e në pavarësimin e Kosovës në vitin 2008, sot po qëndron në burg për shkak të disa përrallave dhe thashethemeve, siç u shpreh ai.
Në një debat televiziv, Hoxhaj ka folur edhe për raportin që ish-presidenti Hashim Thaçi kishte me Perëndimin në procese të rëndësishme politike për Kosovën.
“Dikush i cili ka qenë partner i perëndimit në Rambuje, dikush i cili ka qenë partner i perëndimit në vitin 2008, qëndron në burg me përralla, thashetheme, fabrikime lokale, nga një gjykatë e cila ka marr qindra-miliona për një aktakuzë e cila ishte më shumë letërsi sesa një aktakuzë me prova.”, është shprehur ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, bashkëpunëtor i ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Duke e pa që ka dal prej mandatit të saj të atëhershëm dhe duke e pa që tash po del prej sistemit tonë politik, po e përmbysë sistemin tonë. Për mua është sistem i padrejtë dikush i cili e mohon pavarësinë e këtij vendi, lirinë e këtij vendi, është sistem i padrejtë.”, ka thënë tutje Hoxhaj, në DTV.