Hoti: Të rishikohet Ligji për pagën minimale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë përgjysmuar investimet kapitale në vend. Ndërsa, sa i përket Ligjit për pagën minimale që nga ana e qeverisë u vlerësua si i suksesshëm, Hoti vlerëson se është dashur të rishikohet kjo pagë, në mënyrë që sipas tij, të përshtatet me inflacionin që ka mbizotëruar në vend viteve të fundit. Paga aktuale minimale në Kosovë, për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeçare është 170 euro, ndërsa të punësuarit e moshës nën 35 vjet kanë pagën minimale në vlerë prej 130 euro.

Deputeti i LDK-së, në një intervistë për KosovaPress ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë të politikave fiskale, që të përballen bizneset me inflacion.

“Për fat të mirë një ligj është në fuqi, i cili e përcakton formulën se si përcaktohet paga minimale. Por këta e sollën në Kuvend një ligj pa asnjë konsultim publik paraprakisht me grupet që ndikohen nga paga minimale dhe u krijua një situatë absurde në komunikimin publik në këtë drejtim, dhe gati janë në fund të mandatit pa pas mundësi të bëhet lëvizje në pagën minimale. Është fakt se në të kaluarën kanë qenë vite pa u prek paga minimale, por nuk ka pasur normë të madhe të inflacionit në qeveritë e kaluara. Gjatë kësaj qeverie ka pas inflacion të lartë, dhe ka qenë e kuptueshme që të rishikohet edhe paga minimale, por edhe të ardhurat e grupeve të caktuara të qytetarëve”, thotë mes tjerash Hoti. /KosovaPress/

Read Previous

Guvernatori Ismaili zhvillon takime me zyrtarë të lartë të FMN-së

Read Next

Barcelona refuzon milionat nga Premier League për Raphinha